Korenica e Emërllahu me gola dhe asiste në barazimin e Cluj ndaj Botosani - Gazeta Express
string(73) "korenica-e-emerllahu-me-gola-dhe-asiste-ne-barazimin-e-cluj-ndaj-botosani"

Futboll

Gazeta Express

17/08/2025 19:34

Korenica e Emërllahu me gola dhe asiste në barazimin e Cluj ndaj Botosani

Futboll

Gazeta Express

17/08/2025 19:34

Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu shkëlqyen, por jo edhe ekipi i tyre, Cluj që barazoi 3:3 ndaj Botosanit në javën e gjashtë të Superligës së Rumanisë.

Emërllahu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19-të, kurse Korenica asistoi në të 42-tën.

Korenica realizoi në mintuën e 79-të për ta rikthyer epërsinë e Cluj në 3:2, por tre minuta më pas mysafirët barazuan.

Me këtë barazim, Cluj mbetet në vendin e 12-të me pesë pikë pas pesë ndeshjeve.