Koreja Veriore kërcënon Shtetet e Bashkuara: E kemi një dhuratë për ju - Gazeta Express
string(69) "koreja-veriore-kercenon-shtetet-e-bashkuara-e-kemi-nje-dhurate-per-ju"

Koreja Veriore kërcënon Shtetet e Bashkuara: E kemi një dhuratë për ju

Gazeta Express

03/12/2019 14:50

Koreja Veriore i ka kërcënuar në mënyrë të tërthortë Shtetet e Bashkuara në lidhje me afatin e caktuar për përparimin e bisedimeve bërthamore, duke thënë se është në dorën e Uashingtonit për të vendosur se çfarë dhurate krishtlindjesh do ta marrë nga Pjongjangu në fund të vitit.

Administrata e liderit koran, Kim Jong-un, është përpjekur ta shtojë presionin ndaj Shteteve të Bashkuara që ta lirojë vendin e vet nga sanksionet e rënda ekonomike, duke thënë se nuk do ta vazhdojë procesin e denuklearizimit pa u larguar ndëshkimet.

Lexo Edhe:

Megjithatë, negociatorët amerikanë e kanë injoruar afatin e caktuar nga Koreja Veriore për bisedime, nëse Shtetet e Bashkuara nuk lëshojnë pe deri më 31 dhjetor, duke thënë se ky është një afat arbitrar dhe artificial.

Në një deklaratë të zëvendësministrit të jashtëm korean, Ri Thae Song, Pjonjangu e akuzoi administratën e presidentit Trump se po mundohet të blejë kohë para zgjedhjeve të vitit 2020.

“Dialogu i proklamuar nga Shtetet e Bashkuara në thelb nuk është asgjë tjetër pos një mashtrim budalla për ta mbajtur Korenë Veriore të lidhur për dialogu. Ajo që mbetet për t’u bërë është që Shtetet e Bashkuara ta zgjedhin dhuratën që do ta marrin”, thuhet në këtë deklaratë.

Në të kaluarën, Koreja Veriore u është referuar si dhurata testimeve provokuese ushtarake. Pas testimit të parë të raketës balistike ndërkontinentale në korrik të vitit 2017, Kim Jong-un kishte thënë se kjo armë është një pako dhuratash për amerikanët me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.