Koreja e Jugut e bën mrekullinë, fiton me përmbysje ndaj Portugalisë dhe kualifikohet tutje - Gazeta Express
string(90) "koreja-e-jugut-e-ben-mrekulline-fiton-me-permbysje-ndaj-portugalise-dhe-kualifikohet-tutje"

Botërori 2022

Gazeta Express

02/12/2022 18:10

Koreja e Jugut e bën mrekullinë, fiton me përmbysje ndaj Portugalisë dhe kualifikohet tutje

Botërori 2022

Gazeta Express

02/12/2022 18:10

Koreja e Jugut është ekipi tjetër që e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.

Dhe këtë, koreano-jugorët e arritën në minutat shtesë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Portugalia ishte duke avancuar qysh në minutën e pestë, kur Horta realizoi për 0:1.

Koreja e Jugut e barazoi rezultatin në minutën e 27-të përmes Kim Young-Gëon.

Krejt në minutat shtesë të ndeshjes, Hëang Hee-Chan shënoi për t’ia siguruar kualifikimin vendit të tij.

Kësisoj, Portugalia kualifikohet si e para me gjashtë pikë, kurse Koreja e Jugut si e dyta me katër pikë.

Uruguai mbetet jashtë Botërorit, pasi që ka katër pikë, por ka gola më pak të realizuar. /Gazeta Express/