Një turist grek, 72-vjeç ka humbur jetën këtë të shtunë.Turisti ndodhej në një hotel në Korçë së bashku me bashkëshorten.
Sipas njoftimit zyrtar, 72-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Më datë 20.09.2025, në një dhomë hoteli ka ndërruar jetë shtetasi grek S. N., 72 vjeç, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe, nga kryerja e veprimeve të para hetimore, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftim.