Korçë, gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë - Gazeta Express
string(51) "korce-gruaja-plagos-burrin-e-godet-me-hekur-ne-koke"

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 23:01

Korçë, gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 23:01

Një konflikt ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës këtë të hënë.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja D.B ka goditur me sende të forta (hekur) në kokë bashkëshortin N.B.

I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten për ta marrë në pyetje lidhur me rastin.

“Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 18, Korçë, gjatë një konflikti në familje, shtetasja D. B.,  ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj, shtetasin N. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja D. B. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sqarimin e plotë të saj”, thuhet në njoftim.