Një franceze e martuar në Korçë ka lindur fëmijën e saj në ambulancë duke shkuar drejt martenitetit të këtij qyteti.
Sipas mjekëve të martenitetit, 19 vjeçarja ka bërë lindje të parakohshme dhe për këtë arsye ne orët e para të mëngjesit të sotëm fëmija është dërguar në martenitetin e Tiranës për shërbim më të specializuar mjekësor ndërsa nëna vazhdon të jetë në kujdesin e mjekëve të Korçës.
Francezja është e martuar në Korçë, ndërkohë që foshnja e gjinisë femër ishte lindja e saj e dytë.
Shëndeti i 19 vjeçares është i mirë ndërkohë që bebi vazhdon të jetë në kujdesin intesiv të mjekëve.