Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë doganë.
Sipas të dhënave, pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Gjithashtu, për të shmangur pritjet e gjata, po punohet me procedurë të përshpejtuar.
Nga ana tjetër, pala greke ka hapur 4 sportele në dalje por numri i madh i emigrantëve shqiptarë që vijnë për pushime në atdhe, ka bërë që të krijohet fluks në këtë doganë.