Një kopsht zoologjik në Kinë po përballet me një sërë reagimesh pasi u zbulua duke lyer qentë për t’u ngjarë pandave.
Kopshti zoologjik Taizhou në provincën Jiangsu i kishte reklamuar pandat si një nga atraksionet e tyre kryesore, por duke mos pasur panda të vërteta, ata vendosën të maskonin këlyshët chow chow duke shkurtuar dhe lyer gëzofin e tyre.
Vizitorët bënë foto dhe video, duke i shpërndarë në rrjetet sociale. Kopshti zoologjik tarifonte të rriturit 20 juanë (3,75 dollarë) dhe fëmijët 10 juanë (1,87 dollarë) për hyrjen.
“Ne nuk kemi panda në kopshtin zoologjik, kështu që ne donim ta bënim këtë. Njerëzit lyejnë edhe flokët e tyre. Boja natyrale mund të përdoret për qentë me lesh të gjatë.”
“Kjo është për të shtuar argëtimin në kopshtin zoologjik dhe për të rritur trafikun e vizitorëve,” thanë ata. “Nuk bëhet fjalë për një racë specifike, por për një qen të përkëdhelur që sillet si një ari. Është një qen panda. Ky term përdoret shpesh për të përshkruar qentë që janë të prerë në një model specifik ose të lindur me ngjyrë leshi që i ngjan një panda.”- tha përfaqësuesi i kopshtit.
Pavarësisht përpjekjes së kopshtit zoologjik për të ofruar një tërheqje unike, qasja e tyre ka ngjallur kritika të shumta.
Outrage at Chinese Zoo as 'Panda' Exhibit Revealed to be Dyed Dogs.
— BoreCure (@CureBore) May 6, 2024
The zoo defended its actions by claiming that the dye was harmless and natural and that the transformation was to make up for the absence of pandas. pic.twitter.com/S4u3lLrBbr
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...