Kopja e Mona Lisës në ankand - Gazeta Express

Arte

Gazeta Express

06/11/2021 18:30

Kopja e Mona Lisës në ankand

Arte

Gazeta Express

06/11/2021 18:30

Një kopje e kryeveprës së Leonardos, Mona Lisa, e vjetër më shumë se 4 shekuj, do të dalë në ankand të martën e ardhshme në Paris.

Portreti origjinal, të cilën mbreti francez Fransua i Parë e bleu nga piktori në vitin 1518, ndodhet në muzeun Louvre dhe nuk është në shitje.

Lexo Edhe:

Por, kopja që do të dalë në ankand daton rreth vitit 1.600 dhe është aq e ngjashme me origjinalen saqë artisti që e ka realizuar mund të ketë pasur shansin t’i afrohet versionit real.

Shtëpia e ankandit “Artcurial” vlerëson se kopja do të arrijë vlerën e 200 mijë eurove.

“Mona Liza është gruaja më e bukur e pikturuar ndonjëherë. Ajo është gjithashtu vepra më e njohur në historinë e artit perëndimor. Nga Pekini në San Francisko, të gjithë e njohin Mona Lizën dhe të gjithë duan të kenë një kopje cilësore të portretit të saj”, u shpreh Matthieu Fournier nga shtëpia e ankandit Artcurial.

Sipas ekspertëve, Leonardo kishte shumë fansa, pasi ai i dha jetë një stili. Ai kishte gjithashtu edhe imitues.

Qershorin e kaluar, një koleksionist evropian bleu një kopje të shekullit të 17 të Mona Lizës për 2.9 milionë euro, një shifër rekord për një vepër të riprodhuar, në një ankand të mbajtur po në Paris.

Ndërsa në vitin 2017, shtëpia e ankandeve “Christie’s” shiti në Nju Jork për 450 milionë dollarë veprën tjetër të Leonardos, “Salvator Mundi”. /euronews.al