Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje priti në vizitë shefin e EULEX-it - Gazeta Express
string(70) "koordinatorja-nacionale-per-zgjedhje-priti-ne-vizite-shefin-e-eulex-it"

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 11:41

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje priti në vizitë shefin e EULEX-it

Lajme

Gazeta Express

12/10/2025 11:41

Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij vizitoi dhomën operative në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, e cila është e angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë procesit zgjedhor, ku u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula dhe stafi i kësaj dhome operative.

Me këtë rast Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, znj. Pula informoi të pranishmit për angazhimin e Prokurorit të Shtetit lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Po ashtu gjatë kësaj vizite u diskutua për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që do të ndërmerren në rast se do të ketë cenim të procesit zgjedhor, si dhe duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore.

Ndërsa, shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, përgëzoi punën që është duke u bërë nga sistemi prokurorial në mbrojtje të votës dhe uroi që ky proces zgjedhor të kalojë i qetë deri në përfundim të tij.