string(127) "koordinatori-kombetar-per-luftimin-e-krimit-ekonomik-dhe-kryesuesi-i-kgjkse-diskutojne-per-menaxhimin-e-pasurise-se-sekuestruar"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 14:21

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe kryesuesi i KGJK’së diskutojnë për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 14:21

Sistemi Prokurorial ka njoftuar se Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Kujtim Munishi, është takuar me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

Temë diskutimi ka qenë çështja e shitjes së pasurisë në fazën e sekuestrimit, më saktësisht menaxhimi dhe shitja e veturave që janë të sekuestruara.

“27 maj 2025 – Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, z. Kujtim Munishi, zhvilloi një takim pune me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj. Temë kryesore e diskutimit ishte çështja shitjes së pasurisë në fazën e sekuestrimit, me theks të veçantë  në menaxhimin dhe shitjen e veturave, të cilat aktualisht ndodhen në depon e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK).”

Ata janë pajtuar që të organizohet një punëtori mes sistemit prokurorial dhe gjyqësor që të gjendet një zgjidhje për procedurat e shitjes së pasurisë në fazën e sekuestrimit.

“Gjatë takimit, palët theksuan rëndësinë e një koordinimi institucional të qëndrueshëm dhe efikas për trajtimin e pasurisë së sekuestruar, me qëllim që ajo të mos degradojë, të mos shndërrohet në barrë për shtetin dhe të përdoret në shërbim të interesit publik. Z. Munishi potencoi nevojën për përshpejtimin e procedurave ligjore dhe administrative që mundësojnë shitjen e pasurisë së sekuestruar, duke respektuar parimet e transparencës dhe llogaridhënies. Nga ana e tij, z. Zogaj shprehu gatishmërinë e KGJK-së për të bashkëpunuar ngushtë në këtë proces dhe për të adresuar çdo pengesë që mund të vonojë zbatimin efektiv të ligjit. Të dy palët u pajtuan që të organizohet një punëtori mes sistemit prokurorial dhe gjyqësor, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje lidhur me procedurat e shitjes se pasurisë në fazën e sekuestrimit.”

Zogaj ka propozuar që Supremja të dalë me një udhëzues ose mendim juridik për procedurën e shitjes së pasurisë, i cili do të jetë udhërrëfyes për vendimmarrje nga gjykatat.

“Kryesuesi i KGJK-së, z. Zogaj, ofroi mbështetje të plotë për zyrën e Koordinatorit, duke propozuar që Gjykata Supreme e Kosovës të dalë me një udhëzues ose mendim juridik për procedurën e shitjes së pasurisë, i cili do të jetë udhërrëfyes për vendimmarrje nga gjykatat.  Në këtë punëtori  do të trajtohen në mënyrë të veçantë rastet e veturave që kanë mbetur për një kohë të gjatë në depon e AAPSK-së dhe do të propozojë masa konkrete për shitjen e tyre sipas procedurave ligjore në fuqi.”