string(93) "kontribuues-i-madh-i-unitetit-te-popullit-kurti-ben-homazhe-te-varri-i-rugoves-spranon-pyetje"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 10:32

“Kontribuues i madh i unitetit të popullit”,  Kurti bën homazhe te varri i Rugovës – s’pranon pyetje

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 10:32

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla, sot ka shkuar te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, për Ditën e Çlirimit.

Kurti e përshkroi Rugovën si “kontribuues i madh për unitetin e popullit dhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës”, ndërsa tha se do të vazhdojë me vizita të tjera për të nderuar ata “që punuan e sakfrifikuar” për Kosovën shtet.

“Duke vënë lule të freskëta te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, një kontribuues i madh për unitetin e popullit dhe për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi gjatë gjithë viteve të 90-ta dhe më pas presidentit të parë të Kosovës pas do të vazhdojmë edhe te varri i simbolit të rezistencës, Mandeles së Shqiptarisë dhe Europës, Adem Demaçi, për të vijuar me kompleksin Adem Jashari”, tha Kurti, duke shtuar se me këto vizita shënon “kësisoj edhe gëzimin tonë për çlirim, por edhe kujtesën tonë për ata që punuan dhe sakrifikuan për shtetin që e ndërtojmë dhe e zhvillojmë sot”, tha Kurti për gazetarët.

Pas fjalës së tij, Kurti s’pranoi pyetje të gazetarëve./Express/