Kontratë deri në vitin 2027 me rrogë vjetore 10 milionë euro, Reali po e pret një 'po' nga Vinicius - Gazeta Express
string(96) "kontrate-deri-ne-vitin-2027-me-rroge-vjetore-10-milione-euro-reali-po-e-pret-nje-po-nga-vinicius"

Futboll

Gazeta Express

10/10/2023 14:40

Kontratë deri në vitin 2027 me rrogë vjetore 10 milionë euro, Reali po e pret një ‘po’ nga Vinicius

Futboll

Gazeta Express

10/10/2023 14:40

Vinicius Junior nuk e ka vazhduar ende kontratën me Real Madridin.

Yllit brazilian do t’i skadojë marrëveshja aktuale me “Los Blancos” në qershor të vitit 2024.

Përfaqësuesi brazilian kishte zbarkuar në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2018, kur kishte nënshkruar deri në verën e vitit që vjen.

Ai është rritur vit pas viti dhe është bërë një pjesë e rëndësishme e gjigantit spanjoll.

Por, nuk ka ardhur ende momenti për ta vendosur të zezën mbi të bardhë, shkruan mediumi spanjoll “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas zërave të afërt me klubin mbretëror spanjoll, nuk ka ndonjë problem apo mosmarrëveshje.

Madje, “Merengues” duke se janë duke i bërë presion futbollistit që ta vazhdojë kontratën.

Reali duket se ka arritur marrëveshje me lojtarin për një kontratë të re që do të zgjasë deri në vitin 2027, ndërsa lojtari do ta ketë rrogën vjetore prej 10 milionë eurosh.

Në kontratën e re do të vendoset edhe klauzola në vlerë 1 miliard euro për ta mbrojtur klubin nga ofertat eventuale të klubeve të mëdha, jo vetëm evropiane, por edhe prej atyre arabe. /Gazeta Express/