E ardhmja e Vinícius Júnior te Real Madrid mbetet një nga çështjet më të nxehta të momentit.
Prioritet i drejtuesve të klubit, të udhëhequr nga Florentino Pérez, vazhdon të jetë vazhdimi i kontratës së brazilianit, e cila do të skadojë në vitin 2027.
Megjithatë, sipas raportimeve nga TEAMtalk, klubi nuk është i gatshëm ta zgjasë marrëveshjen me çdo kusht, përcjell “Gazeta Express”.
Në rast se nuk arrihet një marrëveshje, Vinicius mund të konsiderohet i shitshëm që në afatin kalimtar të verës që po vjen.
Situata mbetet delikate: nga njëra anë nuk ka sinjale për një prishje përfundimtare mes palëve, ndërsa nga ana tjetër lojtari nuk po ushtron presion për t’u larguar dhe po i mban të hapura disa opsione për të ardhmen.
Ndërkohë, interesimi për të është i madh. Plot pesë klube të mëdha nga Premierliga po i ndjekin nga afër zhvillimet, gati për të përfituar nëse negociatat dështojnë.
Në sfond mbetet gjithashtu edhe interesimi nga Arabia Saudite, e cila është e gatshme të ofrojë shifra shumë të larta për ta bindur lojtarin.
E ardhmja e Vinicius do të varet kryesisht nga rezultati i bisedimeve për vazhdimin e kontratës, me situatën që mbetet plotësisht e hapur dhe në zhvillim. /Gazeta Express