Kontrata e De Jong drejt skadimit, ky është vendimi i Barçës - Gazeta Express
string(59) "kontrata-e-de-jong-drejt-skadimit-ky-eshte-vendimi-i-barces"

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 12:03

Kontrata e De Jong drejt skadimit, ky është vendimi i Barçës

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 12:03

“Jemi duke biseduar. Frenkie është duke e shijuar mjaft shumë faktin që është këtu.”

Është përgjigjur kështu Deco, drejtor sportiv i Barcelonës, në intervistën e dhënë për “Mundo Deportivo” kur u pyet se çka po mungon për ta nënshkruar kontratën e re Frenkie de Jong pasi është duke zgjatur koha më shumë se që pritej, përcjell “Gazeta Express”.

Kontrata aktuale e mesfushorit holandez do të skadojë më 30 qershor të vitit të ardhshëm, por dëshira e të dyja palëve është e njëjtë – vazhdimi i bashkëpunimit.

“Pjekuria në të gjitha nivelet, me familjen, me skuadrën… nëse je një lojtar me karakter, nuk dëshiron të qëndrosh vetëm për faktin se je në Barcelonë, por edhe sepse dëshiron të luftosh për trofe dhe ai e sheh se këtu mund të garojë për tituj. E sheh këtë dhe dëshiron të qëndrojë këtu. Për klubin është një lojtar kyç për projektin aktual dhe për vitet e ardhshme, kështu që mendoj se do ta gjejmë një zgjidhje”, u shpreh tutje Deco.

I pyetur nëse është afër marrëveshja, ai u përgjigj shkurt: “Po”. /Gazeta Express