Kontrabandë me dru nga Greqia, procedohen 5 persona në Korçë, sekuestrohen 3 kamionë pa targa - Gazeta Express
string(91) "kontrabande-me-dru-nga-greqia-procedohen-5-persona-ne-korce-sekuestrohen-3-kamione-pa-targa"

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 14:43

Kontrabandë me dru nga Greqia, procedohen 5 persona në Korçë, sekuestrohen 3 kamionë pa targa

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 14:43

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Korçë ka konstatuar dhe ndaluar në fshatin Arrëz, tre kamionë pa targa të ngarkuar me 24 metra kub dru, të cilët dyshohet se janë prerë në mënyrë të paligjshme në Greqi dhe janë futur në Shqipëri nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pesë shtetas: B. M. (46 vjeç), A. A. (67), E. Z. (41), E. H. (44) dhe B. H. (48), të gjithë banues në fshatin Arrëz, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjithashtu, është proceduar edhe djali i 67-vjeçarit, M. A. (35 vjeç), për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk iu bind urdhrit të oficerëve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes gjatë veprimeve procedurale me të atin.

Tre kamionët së bashku me lëndën drusore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia kufitare ka bërë të ditur se kontrollet kundër veprimtarive të paligjshme përgjatë kufirit dhe në zonat përreth do të vijojnë me intensitet. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.