Kontingjenti i Këmbësorisë së ushtrisë amerikane të KFOR’it kryen trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirat - Gazeta Express
string(111) "kontingjenti-i-kembesorise-se-ushtrise-amerikane-te-kforit-kryen-trajnime-per-kontrollin-e-turmave-dhe-trazirat"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:30

Kontingjenti i Këmbësorisë së ushtrisë amerikane të KFOR’it kryen trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirat

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 10:30

Kontingjenti i Këmbësorisë së ushtrisë amerikane në kuadër të misionit të KFOR’it ka kryer trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirat në Kampin Nothing Hill, në Kosovë.

“Ushtarët kryen një gamë të gjerë detyrash, duke përfshirë kapërcimin e pengesave, kontrollin e turmave, asgjësimin e municioneve shpërthyese dhe kujdesin ndaj viktimave, duke shfrytëzuar mundësinë për të ushtruar aftësitë e tyre operacionale në një mjedis realist trajnimi”, tha KFOR në njoftim.

KFOR shtoi se ushtrime të tilla mbështesin një nivel të lartë ndërveprimi, kohezioni dhe besimi të ndërsjellë midis njësive të KFOR-it – elementë kyç për të siguruar gatishmërinë dhe efektivitetin operacional në mjedise komplekse sigurie.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i tha se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Express/