Kontestohet referimi nga ndeshja Dukagjini - Gjilani - Gazeta Express
string(50) "kontestohet-referimi-nga-ndeshja-dukagjini-gjilani"

Sport

Gazeta Express

23/02/2025 17:05

Kontestohet referimi nga ndeshja Dukagjini – Gjilani

Sport

Gazeta Express

23/02/2025 17:05

Ndeshja e rëndësishme kampionale mes Dukagjinit dhe Gjilanit ka prodhuar polemika rreth referimit.

Me të përfunduar ndeshja, kanë filluar në rrjetet sociale të diskutohen dy-tri raste diskutabile të kësaj ndeshje, derisa tifozët gjilanas po ankohen që referi nuk ua ka dhënë dy penallti – një në pjesën e parë e një në fund të ndeshjes nga referi Mervan Bejtullahu.

Rasti i parë:

Rasti i dytë:

I menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit Ismet Munishi, duke u ankuar përmes një videoje, që në atë rast referi nuk i dha penallti ekipit të tij.

Mervan Bejtullahun shumëkush e konsideron si një refer që i bën favore të shpeshta Dukagjinit, e ngjashëm ndodhi edhe kësaj here, dhe qysh para fillimit të ndeshjes, emri i tij nisi të qarkullojë në qarqet e futbollit, duke paragjykuar se si do të referojë ai në ndeshjen Dukagjini – Gjilani.

Në reagim Munishi thotë se Bejtullahut iu bë presion shumë, derisa sipas tij ai më shumë e dëmtoi Dukagjinin.

Sidoqoftë këto tri raste do të komentohen në emisionin “Favorit” në T7 nga eksperti i referimit, Hajriz Hajdari. Emisioni nis nga ora 21:30./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement