Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë - Gazeta Express
string(84) "konsumuan-karamele-me-kanabis-ja-si-paraqitet-gjendja-e-3-motrave-te-mitura-ne-korce"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 14:42

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 14:42

Përmirësohet gjendja e tri motrave të mitura në Korçë, të helmuara nga karamelet me esencë kanabisi.

Gjendja shëndetësore e tri motrave të moshës 3, 7 dhe 11-vjeçare, të cilat u shtruan pak ditë më parë në gjendje të rëndë pas konsumimit të disa karameleve që përmbanin substancën narkotike cannabis sativa, paraqitet dukshëm më e mirë.Burime nga shërbimi pediatrik i spitalit rajonal të Korçës konfirmojnë për A2CNN se vajzat 7 dhe 11-vjeçare ndodhen tashmë jashtë rrezikut dhe në gjendje të qëndrueshme.Ndërkohë, edhe motra më e vogël, vetëm 3 vjeçe, është stabilizuar, por vijon të mbahet nën kujdes të posaçëm nga mjekët e reanimacionit.