Konsumimi i ushqimeve pas orës 6 të mbrëmjes e rrit rrezikun nga diabeti


Gazeta Express
11 Shkurt 2020 13:56

Për dekada me radhë na është thënë se për të qëndruar të shëndetshëm nuk mjafton vetëm zgjedhja e ushqimit, të cilin e konsumojmë por edhe koha në të cilën e konsumojmë këtë ushqim, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Kështu, sipas një studimi të fundit, thuhet se nëse konsumojmë ushqim pas orës 6 të mbrëmjes, ne e rrisim rrezikun për t’u prekur nga diabeti. Kjo për shkak se pas kësaj ore, organizmi ka tendencë të prodhoj më pak pështymë, stomaku prodhon më pak lëngje të tretjes, kontraktimet e sistemit të zorrëve janë më të ngadalta si dhe ne jemi më pak të ndjeshëm ndaj insulinës.

Sipas orës së organizmit tonë, për shkak të këtyre funksioneve, trupi është i krijuar për të ngrënë vetëm gjatë 8 orëve të para të ditës.

Në studimin e fundit të bërë me minj, është vërejtur se grupi i minjve që ishin lejuar të hanë vetëm gjatë ditës, kishin një organizëm më të shëndetshëm për dallim nga grupi i minjve, që kishin ngrënë edhe gjatë natës, të cilët kishin filluar të zhvillojnë simptoma të diabetit dhe sëmundjeve të tjera metabolike.

Sipas ekspertëve, pasi që fiziologjia e minjve dhe njerëzve është e ngjashme, atëherë ky studim vlen edhe për njerëzit.

“Këshilla e përgjithshme është që të krijoni një kohë të rregullt të ngrënies dhe të shmangni ngrënien pas orës 6 të mbrëmjes, në mënyrë që organizmi juaj të funksionojë në mënyrën më të mirë”. / Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart