Konsumi i energjisë shënon rritje historike - Gazeta Express
string(43) "konsumi-i-energjise-shenon-rritje-historike"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 16:04

Konsumi i energjisë shënon rritje historike

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2025 16:04

Konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri është rritur me 2.2% krahasuar me një vit më parë dhe me 10.3% krahasuar me vitin 2023. Vetëm në dy muajt e verës, është shënuar një rritje e barabartë me konsumin e një familjeje për një vit të tërë. Rekordi i konsumit është regjistruar më 13 gusht, me mbi 20 mijë e 800 megavat orë në ditë.

“Rrjeti ynë ka qenë i ekspozuar ndaj një kërkese historike, por standardet e vendosura kanë bërë që furnizimi të jetë i qëndrueshëm. Falënderoj punonjësit që ishin në gatishmëri, jo vetëm për rivënien në punë të sistemeve energjetike, por edhe për ndihmesën në shuarjen e zjarreve.”

Një tjetër element i rëndësishëm i përmendur nga ministrja ishte ulja e humbjeve teknike në rrjet. Vetëm këtë vit janë kursyer 21 mijë megavat orë, ekuivalente me 7 milionë euro.

“Shëndoshja e sektorit na jep mundësinë të punojmë për ulje të mëtejshme të tarifave për abonentët familjarë. Kemi ende nevojë për shtim kapacitetesh, deri te eficienca e konsumit.”

Në përfundim, ministrja nënvizoi se prioritet mbetet forcimi i rrjetit dhe garantimi i furnizimit pa ndërprerje, edhe në periudha me ngarkesë të lartë.