Konsultat për Qeverinë, Vuçiq sot takohet me përfaqësuesit e listës elektorale shqiptare - Gazeta Express
string(87) "konsultat-per-qeverine-vuciq-sot-takohet-me-perfaqesuesit-e-listes-elektorale-shqiptare"

Konsultat për Qeverinë, Vuçiq sot takohet me përfaqësuesit e listës elektorale shqiptare

Gazeta Express

14/07/2020 8:47

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesit e listës zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” me rastin e konsultimeve për formimin e Qeverisë së re

Takimi do të zhvillohet në orën 10:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Zyra e kreut të shtetit serb për bashkëpunim me median.

Lexo Edhe:

“Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, fitori tri mandate në zgjedhjet e 21 qershorit në Serbi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.