Konsullata Greke në Korçë rikthehet në godinën historike të vitit 1936 - Gazeta Express
string(70) "konsullata-greke-ne-korce-rikthehet-ne-godinen-historike-te-vitit-1936"

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 16:56

Konsullata Greke në Korçë rikthehet në godinën historike të vitit 1936

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 16:56

Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korçë ka nisur nga kjo e hënë veprimtarinë në një ndërtesë të re, që historikisht ka qenë selia e saj që në vitin 1936. Godina ku dikur ka shërbyer poeti dhe diplomati i njohur grek Jorgos Seferis, është restauruar dhe riaktivizuar për përdorim diplomatik.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, dhe homologu i tij shqiptar, Igli Hasani. Në fjalën e tij, Gerapetritis theksoi rëndësinë e forcimit të miqësisë mes dy vendeve dhe nënvizoi se politika e ndryshimit të kufijve u përket tashmë vetëm historisë.

“Si vende fqinj, Shqipëria dhe Greqia u japin prioritet marrëdhënieve të qëndrueshme dhe bashkëpunimit. Politikat e ndryshimit të kufijve i përkasin të kaluarës”, deklaroi ai.

Ministri Gerapetritis vlerësoi edhe rolin e minoritetit grek në Shqipëri si një urë bashkëpunimi ndërmjet dy popujve, duke shtuar se prania e tij në Korçë është një simbol i këtij mirëkuptimi.

Kthimi i konsullatës në godinën historike përforcon simbolikën e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në një moment kur të dy palët kanë shprehur angazhim për bashkëpunim të zgjeruar në fusha të ndryshme.