Komisioni i posaçëm për reformën territoriale u konstituua këtë të martë.
Por deputetët e Partisë Demokratike nuk i zunë karriget e tyre në komisionin bipartizan dhe në mbledhjen e parë ishin vetëm dy deputetë të opozitës, Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto.
Bashkëkryetari socialist Arbian Mazniku nuk dha detaje nëse shumica synon përmes kësaj reforme të ndryshojë hartën territoriale-administrative, por foli për domosdoshmërinë e zgjerimit të kompetencave për bashkitë.
Ndërkohë, sipas tij, afro 70 për qind e çështjeve që po negocion Shqipëria për t’u anëtarësuar në BE lidhen me kompetencat e pushteti