Konsensusi për zgjedhoren, Meta: Lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm - Gazeta Express
string(64) "konsensusi-per-zgjedhoren-meta-lajm-pozitiv-por-jo-i-mjaftueshem"

Konsensusi për zgjedhoren, Meta: Lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm

Gazeta Express

05/06/2020 21:22

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me arritjen e një dakordësie mes palëve për reformën zgjedhore.

Përmes një statusi në rrjetin social, zëdhënësi i Presidentit ka përcjellë mesazhin e Metës, ku thuhet se arritja e një konsensusi është një lajm pozitiv.

Lexo Edhe:

Por nga ana tjetër, Meta thekson se dakordësia e arritur nuk është e mjaftueshme.

“Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.”-shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTË:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.

Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.

Falenderime edhe partnerëve tanë europianë për durimin e tyre!

Falenderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen europiane të Shqipërisë./Express