Është e domosdoshme që ligjvënësit tanë të sigurojnë jo vetëm lehtësimin e menjëhershëm ekonomik, por që ata kërkojnë të riformojnë sistemet dhe politikat tona në mënyrë që të parandalohen krizat në të ardhmen. Paketat e rimëkëmbjes ekonomike duhet të përbëjnë jo vetëm një stimul, por një rikalibrim të ekonomisë sonë për t’u mbrojtur nga kërcënimet e tjera të së ardhmes.
Shkruan: Taulant Hajrullahu
Rrethanat e reja të cilat i ka vendosur civilizimi janë zhvilluar me një shpejtësi aq të madhe, sa që përparimi i ngadalshëm evolutiv në vendin tonë nuk ka mundur t’i përcjellë.
Përkundër këtyre kufizimeve shoqërore, epshet rishtazi po e tejkalojnë arsyen e po e dëmtojnë vendin dhe për fat të keq një pjesë e madhe e shoqërisë mendimin e saj e ka të konstruktuar nga lojrat e liderit dhe jo arsyeja ose përceptimi real.
Humbja e arsyes dhe zhdukja e përceptimit real më së shumti erdhi nga politikbërësit, të cilët kanë qenë pengesa e vetme e madhe për mirëqenie dhe përparim në vend, ku duke u mbështetur pas përpjekjeve masive të mashtrimit ata u treguan të suksesshëm në blerjen e kundërshtimeve dhe shitjen e tyre tek militantët.
Jo befasisht, pothuajse të gjithë karakterët e rëndësishëm në vend po e luajnë të njëjtën lojë ku përmes shtrembërimit të së vërtetës po i ikin asaj në mënyrë maestrale.
Shtrembërimi, keqinformimi dhe mospërgjegjësia ndaj vendimeve të rëndësishme të vendit na çon në keqrrugëtim dhe trubullim të së ardhmes.
Shtetet e zhvilluara e ndërtuan të ardhmen e tyre përmes kërkimit të së vërtetës, debatit dhe iniciativës për të ecur përpara përmes konsesusit.
Konsensusi si parim themelor i vendimmarrjes në Kosovë lidhet me teket e liderit dhe jo nevojat e qytetarit. Pasi që këta lider nuk po mund të na krijojnë të ardhmen, ata na krijuan dy lloje të konsesusit: ai ndërkombëtar (kur e kërkojnë ambasadorët ose diplomatët e huaj) dhe konsesusi i zakonshëm (sipas tekeve dhe epsheve të liderit).
Në përgjithësi, kjo nënkupton replikimin dhe kundërshtimin e problemeve aktuale dhe themelimin e skemave të ndërlikuara vetëm për të dalur mirë para elektoratit e për t’u fshehur pas ambicieve së tyre për poste të rëndësishme të vendit.
Replikat dhe kundërshtimet më të freskëta tani mund t’i vëreni se si po e trajtojnë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Asnjëherë nevoja për të ndërtuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse nuk ka qenë më e qartë ose më urgjente.
Nevojë urgjente për mobilizim masiv për të trajtuar një krizë të përbashkët, për të ndërtuar një të ardhme të drejtë dhe të qëndrueshme.
Është e domosdoshme që ligjvënësit tanë të sigurojnë jo vetëm lehtësimin e menjëhershëm ekonomik, por që ata kërkojnë të riformojnë sistemet dhe politikat tona në mënyrë që të parandalohen krizat në të ardhmen.
Paketat e rimëkëmbjes ekonomike duhet të përbëjnë jo vetëm një stimul, por një rikalibrim të ekonomisë sonë për t’u mbrojtur nga kërcënimet e tjera të së ardhmes.
Ata gjithashtu duhet të marrin parasysh mbrojtjen e puntorëve, duhet të jenë të vendosur dhe në kohë për të përmbushur nevojat e ngutshme të sotshme, rrjedhimisht edhe të kenë vizionin dhe mençurinë për të planifikuar për nesër.
Prandaj, të gjithë së bashku, është momenti i fundit të veprojnë sepse po sëmuremi ekonomikisht dhe sa më shumë të vonohet procesi, vaksinën për këtë sëmundje të re nuk do të jemi të aftë ta zbulojmë.
Lulet janë buzëqeshja e jetës sonë! Ato sjellin bukurin, harmonin dhe simbolizojnë parajsën në tok. Përmes luleve, ne shprehim...