Shoqëria civile edhe sot ka ndërmarrë një aksion simbolik për të kundërshtuar bllokadën institucionale.
Para nisjes së seancës konstituive, e cila për të 45-ën herë sot do të provojë të konstituohet, nëpër rrugë u vendosen fletushka me mbishkrime.
“Konkurs për deputetë të rinj”, “Po i mbani peng 882 milionë euro të Planit të Rritjes të BE-së”, ishin disa prej mesazheve që u lanë rrugëve.
Foto: Kallxo.com