Konjufcës ia kujtojnë deklaratat se s'do të jetë kandidat, përgjigjja e tij: Vetëvendosja tokë të bon… - Gazeta Express
string(98) "konjufces-ia-kujtojne-deklaratat-se-sdo-te-jete-kandidat-pergjigjja-e-tij-vetevendosja-toke-te-bon"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 9:49

Konjufcës ia kujtojnë deklaratat se s’do të jetë kandidat, përgjigjja e tij: Vetëvendosja tokë të bon…

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 9:49

I propozuari për president i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, u përgjigj me shaka kur u pyet nga gazetarët se pse e ndërroi qëndrimin lidhur me kandidimin e tij për këtë pozitë.

Konjufca para disa ditësh kishte mohuar se do të jetë kandidat për president, por në përgjigjen për këtë pyetje para gazetarëve sot, ai tha me humor: “Po Vetëvendosja tokë të bon”.

Konjufca vazhdoi duke thënë se ishte propozim i partisë së tij.

“Ishte propozim i Vetëvendosjes e tash duhet të ecim përpara. Tash versioni më i mirë është që edhe opozita ta bëjë propozimin e tyre. PDK dhe LDK duhet të përcaktohen. Nëse nuk e votojnë Glauk Konjufcën, kë do ta votojnë? Për besë nëse e propozojnë ndonjë emër, ndoshta edhe unë e votoj. Askush nuk po propozon, as PDK as LDK. Jam kureshtar me ditë kë do ta votonin ata nëse nuk jam unë. Edhe Vetëvendosja do ta votojë për të mos shkuar në zgjedhje. Jam i bindur se nuk do të mund ta propozojnë një person neutral”, tha ai.

Para disa ditësh kur emri i tij ishte përfolur si kandidat i mundshëm për President, Glauk Konjufca thoshte se nuk është opsion për këtë post sepse mazhoranca nuk do që “ta mbështesë për muri opozitën, me thënë ‘ky është dhe këtë duhet ta votoni’”.

“A jam unë opsion? Jo unë mendoj që nuk është folë, nuk është shtruar në këtë kontekst. Po ta kishte qasjen mazhoranca që do ta propozonte një president të Lëvizjes Vetëvendosje, unë mendoj që ajo është pikërisht ajo që thashë në fillim po duam ta shmangim. Se kjo është me e qitë opozitën para aktit të kryer. Ky nuk është qëllimi kësaj radhe i mazhorancës. Prandaj kemi vepruar në tjetër mënyrë. Këto janë koordinatat në të cilat po veprojmë”, thoshte ai në një konferencë për media më 25 shkurt. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement