Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, sot është pritur në takim nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane. Kështu ka bërë të ditur Martin Vulaj nga ky Këshill. Ky i fundit ka shtuar se gjatë takimit është diskutuar në forcimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe diasporës shqiptaro-amerikane.
Tutje, shtohet se, Këshilli i ka thënë Konjufcës, së, mandati themelore i tyre është thellimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përcjell Gazeta Express.
‘’ Takimi rikonfirmoi rëndësinë e koordinimit të ngushtë ndërmjet institucioneve në Kosovë dhe diasporës në Shtetet e Bashkuara. Duke punuar së bashku me qartësi dhe qëllim, ne mund ta pozicionojmë më mirë Kosovën në skenën globale dhe të forcojmë lidhjet që bashkojnë popujt tanë’’, thuhet në njoftim mes tjerash.
Postimi:
Sot, Albanian American Relations Council (AARC) pati nderin të presë një drekë pune produktive me Shkëlqesinë e Tij Glauk Konjufca, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës. Diskutimi ynë u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe diasporës shqiptaro-amerikane, me theks në harmonizimin e objektivave tona të përbashkëta dhe avancimin e interesave afatgjata kombëtare.
Ne i përcollëm Ministrit se mandati themelor i AARC është thellimi dhe zgjerimi i marrëdhënieve ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, ofruam një pasqyrë të nismave tona në vazhdim dhe objektivave të ardhshme, përfshirë përpjekjet tona për të mbështetur rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe për të promovuar rritjen e tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona.
Takimi rikonfirmoi rëndësinë e koordinimit të ngushtë ndërmjet institucioneve në Kosovë dhe diasporës në Shtetet e Bashkuara. Duke punuar së bashku me qartësi dhe qëllim, ne mund ta pozicionojmë më mirë Kosovën në skenën globale dhe të forcojmë lidhjet që bashkojnë popujt tanë.
Falënderojmë Ministrin Konjufca për kohën, angazhimin dhe përkushtimin e tij në avancimin e interesave strategjike të Kosovës.
Porse ndryshe nga Konjufca, kishte vepruar vitin e kaluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kjo pasi që, Kurti, kishte refuzuar të takonte Vulajn i cili vitin e kaluar kishte zhvilluar një vizitë në rajon. Gjë për të cilën, Vulaj,, ishte shprehur i zhgënjyer.
“Ndërsa jemi të zhgënjyer që nuk patëm mundësinë të takoheshim me të, veçanërisht duke pasur parasysh ndryshimet globale si dhe ato në Uashington, nuk e interpretojmë këtë si diçka negative, duke pasur parasysh situatën intensive pas zgjedhjeve, aktivitetet në Prekaz dhe qëndrimin tonë relativisht të shkurtër në Kosovë. Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar me të gjitha institucionet e Kosovës dhe të gjithë aktorët e saj”, ka përfunduar Vulaj për Gazetën Express.