Konjufca takohet me homologun nga Maqedonia e Veriut, flasin për të ardhmen e rajonit - Gazeta Express
string(84) "konjufca-takohet-me-homologun-nga-maqedonia-e-veriut-flasin-per-te-ardhmen-e-rajonit"

Konjufca takohet me homologun nga Maqedonia e Veriut, flasin për të ardhmen e rajonit

Lajme

Gazeta Express

19/06/2024 23:21

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi. 

Konjufca përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se pritja është bërë në darkën zyrtare në kuadër të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Lexo Edhe:

Sipas tij, kjo darkë ishte mundësi shumë e mirë që të diskutohet për të ardhmen sa më të mirë të rajonit.

“Vizioni i zhvillimit ekonomik, i bashkëshoqëruar nga stabiliteti e siguria, nën parimet e palëkundura të demokracisë, bashkëpunimit, respektit dhe barazisë, si dhe qëllimeve të përbashkëta, janë formulimi që e sjell Republikën e Kosovës, si dhe vende të tjera të rajonit, në këtë organizim të rëndësishëm që i përgjigjet Strategjisë së Evropës Juglindore 2030, si dhe udhëzimeve të saj strategjike për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në rajon dhe progres në të mirë qytetarëve tanë”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka shtuar se Kosova pret që SEECP-ja të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, të ndihmojë në rritjen e sigurisë në tërë rajonin, përfshirë Kosovën dhe të dënojë ashpër sjelljet që rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe rrugëtimin evropian të Kosovës dhe rajonit.

“Gjithashtu, pret që ky forum të mbështesë fuqishëm ambiciet integruese të rajonit dhe të kërkojë nga institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të mundësojnë për Kosovën statusin e kandidatit në BE dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ndër to edhe në Këshillin e Evropës”, është shprehur tutje ai.