Konjufca shënon 12 – vjetorin e Pavarësisë me bashkatdhetarët në Nyrnberg - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

17/02/2020 15:51

Me i fundit

Konjufca shënon 12 – vjetorin e Pavarësisë me bashkatdhetarët në Nyrnberg

Lajme

Gazeta Express

17/02/2020 15:51

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pas përfundimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka udhëtuar në Nyrnberg, për të marrë pjesë në shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe njëvjetorit të rithemelimit të Shkollës Shqipe në këtë qytet.

Para rreth 600 bashkatdhetarëve, shumë prej tyre nxënës dhe mësues të shkollës shqipe, Konjufca i ka uruar pjesëmarrësit me rastin 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur konsiderata të larta për të gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Konjufca u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe, që në këtë mënyrë të kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar.

“Po shqyrtojmë mundësitë për të mbështetur riorganizimin dhe ristrukturimin e shkollës shqipe, përfshirë edhe ndarjen e një buxheti të veçantë për këtë çështje. Po ashtu, pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re, dua t’ju siguroj se do të angazhohemi që të krijojmë edhe mundësitë që ju të votoni në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës”, tha Konjufca. ​