Konjufca pret në takim Hargreaves, konstatojnë se koordinimi në politikën e jashtme e siguri është i nevojshëm - Gazeta Express
string(109) "konjufca-pret-ne-takim-hargreaves-konstatojne-se-koordinimi-ne-politiken-e-jashtme-e-siguri-eshte-i-nevojshem"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 16:42

Konjufca pret në takim Hargreaves, konstatojnë se koordinimi në politikën e jashtme e siguri është i nevojshëm

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 16:42

Kryediplomati Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Ministria në njoftim tha se ambasadori e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe “rikonfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Kosovës”.

“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, u tha se palët riafirmuan “qëndrimet e përbashkëta në mbështetje të Ukrainës dhe kundërshtimin e agresionit rus”, si dhe theksuan nevojën për koordinim të vazhdueshëm në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

“Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Ministria e Jashtme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement