Konjufca pret në takim Begajn, çka diskutuan ata - Gazeta Express
string(47) "konjufca-pret-ne-takim-begajn-cka-diskutuan-ata"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2022 15:08

Konjufca pret në takim Begajn, çka diskutuan ata

Lajme

Gazeta Express

15/08/2022 15:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, shkruan Express.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media të Kuvendit, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrasinë dhe për themelimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Lexo Edhe:

“Kryetari Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës. Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, si dhe këshilltarët ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrainë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit dhe shtimin e intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Kryekuvendari Konjufca e ka uruar Begajn për zgjedhjen president të Shqipërisë, duke i dëshiruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.

Kryetari Konjufca ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të Shqipërisë ndaj Kosovës, si dhe në veçanti për mbështetjen gjatë kohës së luftës. 

Me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë, presidenti Begaj e ka falënderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare.

Kryetari Konjufca dhe presidenti Begaj i kanë vlerësuar të shkëlqyera raportet ndërmjet dy shteteve.