Konjufca në KS të OKB’së: Serbia të ballafaqohet me realitetin, ta njohë Kosovën e mos ta mbajë peng gjithë rajonin - Gazeta Express
string(112) "konjufca-ne-ks-te-okbse-serbia-te-ballafaqohet-me-realitetin-ta-njohe-kosoven-e-mos-ta-mbaje-peng-gjithe-rajonin"

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 16:47

Konjufca në KS të OKB’së: Serbia të ballafaqohet me realitetin, ta njohë Kosovën e mos ta mbajë peng gjithë rajonin

Lajme

Gazeta Express

09/04/2026 16:47

Kryediplomati Glauk Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB’së i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të mos e mbajë peng integrimin e rajonit në struktura euroatlantike.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran, duke mos e mbajtur peng gjithë shoqërinë e rajonin të një hegjemonie të tillë”.

Konjufca foli për procesin zgjedhor të rregullt dhe tha se Kosova ka ndërtuar institucione të pavaruara e demokratike për të ruajtur stabilitetin.

Këtu ai përmendi ndërhyrjet e Serbisë në procesin zgjedhor.

“Beogradi ka vazhduar të luajë rolin e vet destruktiv duke u përpjekur që të ndërhyjë në zgjedhje duke u përpjekur për ta mbështetur Listën Srpska në zgjedhjet në Kosovë. Ne kemi penguar ndërhyrjet e tilla të huaja dhe kemi arritur ta ruajmë integritetin”, tha ai.

Kryediplomati kosovar potencoi se Serbia është ajo që pengon paqen mes dy shteteve fqinje.

“Jemi shtet paqedashës, asnjëherë s’kemi ndërhyrë në shtetet e tjera apo në politikat e tyre të brendshme. Përkundër agresionit të Serbisë dhe kërcënimeve të tyre hibride ndaj shoqërisë dhe institucioneve të saj, Kosova mbetet e gatshme të normalizojë marrëdhëniet e veta ndërshtetërore, fqinjësore. Megjithatë, pengesa ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve mbetet Serbia që as nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e as ti bashkohet BE-së. Ata përpiqen t’i mohojnë rajonit tonë stabilitetin e integrimin e plotë këtij rajoni në struktura euroatlantike”.

Konjufca po ashtu demantoi pretendimet e kryediplomatit serb Marko Gjuriq për shkeljen e të drejtave e “persekutimin e popullit serb” cenimin e të drejtave të serbëve, duke thënë se Kosova ka mekanizmat më të avancuar në Europë për mbrojtjen e pakicave./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement