Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë në Këshillin e Sigurimit se Serbia mundohet të paraqet sulme të Kosovës ndaj serbëve.
Por, ai thotë se referuar raporteve kredibile, Kosova është nga vendet më të sigurta në botë.
“Sipas indikatorëve në raportet e disponueshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Më lejoni të informoj rreth indeksit të fundit të “Gallup Laë”, është indeks global në të cilin Kosova është në vendet më të sigurta në botë”, tha Konjufca.
Ai ka thënë se Kosova nuk do të ndalet derisa të zbardhet çdo vrasje e kryer.
“Ne kemi për detyrë të zbardhim vrasjen e viktimave dhe nuk do të ndalemi derisa të zbardhim çdo rast”, ka thënë ai. /Gazeta Express
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...