Konjufca: Mësimi që VV e nxori nga zgjedhjet lokale, llogoja nuk t'i fiton zgjedhjet - Gazeta Express
string(81) "konjufca-mesimi-qe-vv-e-nxori-nga-zgjedhjet-lokale-llogoja-nuk-ti-fiton-zgjedhjet"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2022 22:47

Konjufca: Mësimi që VV e nxori nga zgjedhjet lokale, llogoja nuk t’i fiton zgjedhjet

Lajme

Gazeta Express

13/01/2022 22:47

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për rezultatin e dobët të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit lokale.

Konjufca në Pressing të T7 ka thënë se kanë marrë mësim nga rezultati i këtyre zgjedhjeve.

Lexo Edhe:

Ai tha se mësimi i parë është se “llogoja nuk ta siguron fitoren”.

Sipas tij duhet gjetur diçka më shumë se llogoja.

“Kemi mundur të kemi pasur edhe gabime në disa kandidatë. Nëse është një msim prej zgjedhjeve lokale është që llogoja nuk po ta siguron fitoren. Duhet gjetur diçka më shumë se llogoja. Është personaliteti, ajo që ofron, programi politik dhe afërsia me njerëzit”, ka thënë Konjufca,

Ai shtoi se e pranon dënimin e popullit teksa fliste për zgjedhjet.

“Nëse e kisha konsideru popullin të pa ditur nuk e kisha ulë krytë me punu derisa na kanë nxjerrë në vend të parë. Je demokrat kur e pranon dënimin e popullit”, tha Konjufca.