Konjufca: Kushtetuesja ose i çelë rrugë Kuvendit të vazhdojë, ose na çon në zgjedhje, skenari i tretë do të ishte tradhti shtetërore - Gazeta Express
string(129) "konjufca-kushtetuesja-ose-i-cele-rruge-kuvendit-te-vazhdoje-ose-na-con-ne-zgjedhje-skenari-i-trete-do-te-ishte-tradhti-shteterore"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 12:15

Konjufca: Kushtetuesja ose i çelë rrugë Kuvendit të vazhdojë, ose na çon në zgjedhje, skenari i tretë do të ishte tradhti shtetërore

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 12:15

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca paralajmëroi se Gjykata Kushtetuese mund ta bëjë një “tradhti shtetërore” ndërsa foli për aktgjykimin që deri në fund të muajit pritet ta marrë instanca më e lartë gjyqësore, që është mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, lidhur me mënyrën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Konjufca tha në një mbledhje të partisë se Kushtetuesja “nuk ka çfarë të interpretojë përtej Kushtetutës”, ndërsa përmendi fillimisht dy opsione.

“Tash gjykata është para një vendimi të madh. Kushtetuta nuk i jep kurrfarë supremacie në relacion me Kryesinë e Kuvendit partisë fituese të serbëve. Prandaj gjykata nuk ka çfarë të interpretojë përtej Kushtetutës. Ky është akti më i lartë Republikës. Ose do të çelet rruga që Kuvendi të vazhdojë, ose do të shkojmë në zgjedhje të reja”, tha ai.

“Por skenari i tretë të cilin as që mund ta imagjinoj, është ai më i keqi i mundshëm”, tha Konjufca. “Një skenar në nivel të tradhtisë shtetërore, do të thoja unë. Një skenar i cili ia jep Listës Serbe dhe Beogradit të drejtën e vetos mbi Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës nuk mund të jep peng i Listës Serbe”.

“Ne e kemi Kuvendin dhe do ta bëjmë Qeverinë. E kur jemi te qeveria jonë e ardhshme, më lejoni që ta propozoj për kryeministër, para këtij Këshilli të përgjithshëm, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti”, shtoi ai. Kurti u votua për kryeministër në këtë mbledhje, pa asnjë kundërshtim.

Konjufca tha se nuk mban mend vit si ky në aspektin politik. Historikisht, 2025 sipas tij do të kujtohet për “përpjekjen e rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor”.

“Me siguri që tash për tash jemi shumë afër për ta shikuar këtë vit nga retrospektiva historike, por mendja ma thotë që sivjet e pamë përpjekjen më të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor”, tha ai.

Ish-kryetari i Kuvendit tha se “kjo krizë po zgjat ende sepse ata po mendojnë se nuk Republikë e as Kuvend nëse nuk zgjidhet një nënkryetar i Listës Serbe”.