Konjufca: Kushtetuesja obligoi të gjithë deputetët që të konstiuojnë Kuvendin, s’është përgjegjësi vetëm e të parit - Gazeta Express
string(112) "konjufca-kushtetuesja-obligoi-te-gjithe-deputetet-qe-te-konstiuojne-kuvendin-seshte-pergjegjesi-vetem-e-te-parit"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:35

Konjufca: Kushtetuesja obligoi të gjithë deputetët që të konstiuojnë Kuvendin, s’është përgjegjësi vetëm e të parit

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:35

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka shpalosur ‘leximet’ e partisë së tij për aktgjykimin e djeshëm që nxori Gjykata Kushtetuese.

Konjufca tha se ky aktgjykim i jep të drejtë Vetëvendosjes  në disa pika dhe tha se ai i obligon të gjithë deputetët e partivë që të konstiuojnë Kuvendin dhe jo vetëm partinë që ka dalë fituese nga zgjedhjet.

Ai tha se propozimi i tyre për Albulena Haxhiun kryeparlamentare “nuk hasi në mirëkuptim të subjekteve të tjera opozitare dhe pikërisht qasja e tyre ishte bllokuese sepse zgjodhën të mos e votonin”.

“Duke pasë parasysh që ne s’i kishim automatikisht 61 vota për ta zgjedhur zonjën Haxhiu në krye të Kuvendit atëherë ne ndërmorëm një seri të veprimeve, që gjykuam se do t’i ndihmonin konstituimin. Njëra prej veprimeve tona ka qenë ftesa dy herë me radhë për kryetarë të partive politike sa i përket krijimit të konsensusit që vetë Gjykata e kërkoi me aktgjykim”. 

“VV ka vlerësuar dhe ka theksuar që nëse partitë opozitare e bllokojnë kryetarin e Kuvendit në këtë mënyrë, ne kemi thënë se i njëjti reciprocitet mund të aplikohet edhe për nënkryetarët e Kuvendit dhe se kështu nuk shkojmë askund. Këtu na dha pikërisht të drejtë aktgjykimi i Kushtetueses në të gjitha dimensionet e veta. Një prej më të rëndësishmeve nëse hyhet në bllokadë për të kërkuar marrëveshje politike secili subjekt me secilin atëherë kjo nuk vlen vetëm për kryetarët e Kuvendit”.

Interpretimi i VV sa i përket raportit të kryetarit me nënkryetarë, thotë Konjufca se propozimi i VV ishte që “t’i vendosim të gjithë në pako për të mos u përzier subjekteve se kënd propozojnë”.

“Gjykata Kushtetuese tha se kjo nuk është le të themi një instruksion që duhet patjetër të bëhet. Kjo është vetëm një paralajmërim që Gjykata ka konstatuar se nëse hyhet në rrugën e bllokimit që pa konsensus nuk ka asnjë konstituim të Kuvendit atëherë duhet ta dini, ka thënë Gjykata Kushtetuese, që kjo s’mund të bëhet njëanshëm vetëm për kryetar”.

“E dyta – prej leximit tonë –obligimi që duhet përfunduar konstiuimin e Kuvendit është i të gjithë deputetëve dhe jo s’është përgjegjësia e vetëm atij që ka dalë i pari në zgjedhje. Se i pari në zgjedhje s’do të thotë që duhet me i pasë 61 deputetë. I pari mund të dalësh siç kemi dalë ne me 48”./Express/