Konjufca e propozon Kurtin si kandidat për kryeministër, Këshilli i Përgjithshëm i VV e miraton pa asnjë kundërshtim - Gazeta Express
string(115) "konjufca-e-propozon-kurtin-si-kandidat-per-kryeminister-keshilli-i-pergjithshem-i-vv-e-miraton-pa-asnje-kundershtim"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 11:57

Konjufca e propozon Kurtin si kandidat për kryeministër, Këshilli i Përgjithshëm i VV e miraton pa asnjë kundërshtim

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 11:57

Glauk Konjufca e ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për kryeministër.

“E kur jemi te qeveria jonë e ardhshme, më lejoni që ta propozoj për kryeminsitër para këtij Këshilli të Përgjithshëm kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti”, tha ai.

Ai tha se Kurti do të bëhet për herë të tretë kryeministër “sepse do ta kemi Qeverinë Kurti 3”.

Kurti s’ka marrë asnjë votë kundër nga Këshilli i Përgjithshëm, kësisoj ai është kandidati i VV’së për kryeministër të Qeverisë së re. /GazetaExpress/