Konjufca: Do të jem në Hagë në ditën përfundimtare, do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës - Gazeta Express
string(84) "konjufca-do-te-jem-ne-hage-ne-diten-perfundimtare-do-ta-perfaqesoj-shtetin-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 14:13

Konjufca: Do të jem në Hagë në ditën përfundimtare, do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 14:13

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se do të jetë i pranishëm në seancën kur do të jepet verdikti për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Prapë do të shkoj në Hagë. Po, pra do të jem aty në ditën përfundimtare. Kam aplikuar për me qenë atje dhe do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në atë proces”, iu tha Konjufca gazetarëve sot.

Ai u shfaq kritik për akuzat që rëndojnë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

“Unë pres që këto akuza të dështojnë. Janë të paqëndrueshme, shpifje, gënjeshtra që e ofendojnë në palcë luftën tonë çlirimtare”.

Konjufca tha se beson se të akuzuarit në Hagë do të dalin të pafajshëm./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement