Kongresmeni Torres letër Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes i kërkon ta shkarkojë zyrtarën që kishte shkruar "bëje Kosovën Serbi" - Gazeta Express
string(125) "kongresmeni-torres-leter-sekretarit-amerikan-te-mbrojtjes-i-kerkon-ta-shkarkoje-zyrtaren-qe-kishte-shkruar-beje-kosoven-serbi"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2025 22:03

Kongresmeni Torres letër Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes i kërkon ta shkarkojë zyrtarën që kishte shkruar “bëje Kosovën Serbi”

Lajme

Gazeta Express

06/03/2025 22:03

Kongresmeni, Ritchie Torres, i është drejtuar me një letër Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Pete Hegseth, me kërkesën të shkarkojë nga pozita e Zëvendës Sekretares së Shtypit në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, Kingsley Wilson, e cila publikisht kishte shkruar në vitin 2023 “bëje Kosovën Serbi sërish”. Në letrën e Torres thuhet se zyrtarja në departamentin e Mbrojtjes ka përforcuar “propagandën anti-kosovare, një sulm i drejtpërdrejtë ndaj më pro-amerikanëve aleate në Evropë, gjë që e përafron atë me interesat e Vladimir Putin”.

Kongresmeni Torres në fillim të letrës vlerëson se emërimi i Wilson si Zëvendës Sekretare e Shtypit të Pentagonit është një fyerje për integritetin e Departamentit të Mbrojtjes.

Ai bazohet në kërkimet në profilet e saj në mediat sociale, që përmend se “Wilson edhe ka promovuar hapur teorinë e “zëvendësimit të madh”, një komplot racist që ka frymëzuar të shtëna masive dhe sulme terroriste kundër komunitetit hebre…”

Prandaj Torres i thotë Sekretarit Hegseth se “nëse Kingsley Wilson është tipi i personit që ju besoni se duhet të përfaqësojë Departamentin e Mbrojtjes, kjo ngre pyetje serioze për gjykimin tuaj – dhe përkushtimin tuaj ndaj vlerave që përcaktojnë këtë komb”.

“Prania e vazhdueshme e Wilson në Pentagon është një njollë në reputacionin e tij dhe unë ju bëj thirrje që të pushoni atë menjëherë”, bën thirrje ai.

Postimi i plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement