Kongresmenët amerikanë shkojnë në KFOR, Komandanti u jep informacione për situatën e sigurisë - Gazeta Express
string(92) "kongresmenet-amerikane-shkojne-ne-kfor-komandanti-u-jep-informacione-per-situaten-e-sigurise"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 20:38

Kongresmenët amerikanë shkojnë në KFOR, Komandanti u jep informacione për situatën e sigurisë

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 20:38

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar sot me një delegacion të Kongresit të SHBA-së, të kryesuar nga kongresmeni Michael Turner.

Delegacionit i është bashkuar edhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, ka njoftuar KFOR-i.

Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş ka informuar delegacionin amerikan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për angazhimet aktuale të KFOR-it.

Ai ka theksuar përkushtimin e pandryshuar të KFOR-it për të kontribuar në siguri të qëndrueshme në gjithë territorin e Kosovës.

Ulutaş gjithashtu ka vlerësuar lart kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal.