Kongresistja e partisë së Trumpit i bën thirrje presidentes Osmani që Kosova ta lirojë Igor Popovicin - Gazeta Express
string(101) "kongresistja-e-partise-se-trumpit-i-ben-thirrje-presidentes-osmani-qe-kosova-ta-liroje-igor-popovicin"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 10:55

Kongresistja e partisë së Trumpit i bën thirrje presidentes Osmani që Kosova ta lirojë Igor Popovicin

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 10:55

Kongresistja amerikane nga partia Republikane, Claudia Tenney, i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Kosova ta lirojë Igor Popovicin, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të fyerjeve që ka bërë ndaj UÇK-së, raporton Express.

Ajo ka shkruar se është e shqetësuar “për arrestimin e padrejtë” të Popovic dhe ka thënë se Trump e Rubio e kanë bërë të qartë që liria e shprehjes është bazike që të respektohen të drejtat e njeriut.

“I bëj thirrje presidentes Osmani që të lirohet menjëherë Popovic dhe t’I jepet fund arrestimit të tij të gabuar”, ka shkruar Tenney.