Kongresisti republikan Keith Self emërohet kryetar i Nënkomisionit për Evropë , Dugolli: Mezi pres të vazhdoj të punoj me ju - Gazeta Express
string(121) "kongresisti-republikan-keith-self-emerohet-kryetar-i-nenkomisionit-per-evrope-dugolli-mezi-pres-te-vazhdoj-te-punoj-me-ju"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2025 23:25

Kongresisti republikan Keith Self emërohet kryetar i Nënkomisionit për Evropë , Dugolli: Mezi pres të vazhdoj të punoj me ju

Lajme

Gazeta Express

10/01/2025 23:25

Kongresmeni republikan Keith Self është emëruar Kryetar i Nënkomitetit për Evropën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Për këtë, kongresmeni Self, ka thënë se kjo detyrë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme.

Lexo Edhe:

Po ashtu, ai ka thënë se ai si kryetar do të ndihmojë në rivendosjen e linjave të komunikimit midis SHBA-ve dhe aleatëve të tyre në Evropë.

“Detyra e Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin e 119-të do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ndërsa ne punojmë për të rivendosur besueshmërinë globale amerikane dhe prioritetet e para të Amerikës krahas Administrimit të Trump. Si kryetar, unë do të ndihmoj në rivendosjen e linjave të komunikimit midis SHBA-së dhe aleatëve tanë evropianë për të luftuar boshtin e së keqes – Rusinë, Kinën dhe Iranin”, ka thënë mes tjerash ai.

Për këtë, ka reaguar Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës, në SHBA, duke e uruar Self për detyrën e tij.

‘‘Urime Keith Self! Mezi pres të vazhdoj të punoj me ju për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress