Konflikti Sekiraqa-Capat në Aktash, kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se fshehu dy armë nga vendngjarja - Gazeta Express
string(113) "konflikti-sekiraqa-capat-ne-aktash-kerkohet-paraburgim-per-personin-qe-dyshohet-se-fshehu-dy-arme-nga-vendngjarja"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2024 13:00

Konflikti Sekiraqa-Capat në Aktash, kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se fshehu dy armë nga vendngjarja

Lajme

Gazeta Express

12/09/2024 13:00

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore të Prishtinës që të marrë vendim për paraburgim për të dyshuarin Vesel Bunjaku, pasi sipas shkresës së Prokurorisë, ekziston dyshim i arsyeshëm, bazuar në regjistrimin e kamerave, se Vesel Bunjaku në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Manipulim me Prova” nga neni 389 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas shkresës së Prokurorisë, dyshohet se pas përfundimit të konfliktit në mes të Sekiraqve dhe Capave në mbrëmjen e 1 shtatorit ku mbeti një i vrarë dhe disa të plagosur, Bunjaku kishte marrë dy revole që dyshohet se njëra është e Salih Sekiraqës dhe tjetra e Fatos Abazit, dhe të njëjtat i ka fshehur në një lokal.

Lexo Edhe:

“Ekziston dyshimi i  arsyeshëm se me datë 01.09.2024, sipas orës së kamerave 21:42:16 e cila ka dallim me kohen reale, pas përfundimit të gjuajtjeve mes dy grupeve, me qëllim të fshehjes dhe manipulimet me prova, i pandehuri Vesel Bunjaku merr dy armë të cilat dyshohet se njëra është e të pandehurit Salihh Sekiraqes revole me ngjyrë të zezë dhe tjetra dyshohet të jetë e të pandehurit Fatos Abazi me ngjyrë të bardhë, me ç’rast shkon në terasën e lokalit në drejtim të banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal sipas kohës së kamerave 21:42:36 ku në duar nuk ka më asgjë”, thuhet në shkresën e Prokurorisë të siguruar nga Gazeta Express.

Prokuroria kërkesën për paraburgim e ka mbështetur edhe në faktin se i dyshuari Vesel Bunjaku ka qenë në vuajtje të dënimit për “ndihmë në kryerje të vrasjes” dhe “armë mbajtje pa leje” dhe ishte liruar me kusht më 29 korrik 2024 e ku i kishin mbetur edhe dy vite e dy muaj burg për t’i vuajtur. Gjithashtu në shkresën e Prokurorisë thuhet se i njëjti pas ngjarjes s’ka bashkëpunuar fare me Policinë, duke mos treguar se ku janë armët dhe pse i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

“Pikërisht për këto arsye mund të arratiset dhe mund të fshihet për tu mos u privuar nga liria, me çka do të vështirësonte zhvillimin e procedurës penale dhe do të ndikonte në zvarritjen e hetimeve duke pasur parasysh edhe lirimin e tij me kusht”, thuhet në shkresën e Prokurorisë./GazetaExpress/