Konflikti Izrael-Iran, deri tash 200 iranianë të vrarë dhe 24 izraelitë – përmbledhje e zhvillimeve më të fundit - Gazeta Express
string(99) "konflikti-izrael-iran-200-iraniane-te-vrare-dhe-24-izraelite-permbledhje-e-zhvillimeve-me-te-fundit"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2025 15:51

Konflikti Izrael-Iran, deri tash 200 iranianë të vrarë dhe 24 izraelitë – përmbledhje e zhvillimeve më të fundit

Lajme

Gazeta Express

16/06/2025 15:51

Përderisa tensionet mes Iranit dhe Izraelit po vazhdojnë, në vazhdim gjeni një përmbledhje të zhvillimeve kryesore të ditës.

– Lideri izraelit Benjamin Netanyahu, në një deklarim të fundit ka thënë se, “jemi në rrugën drejt fitores”. Sipas The Times of Israel, Netanyahu ka shtuar se Forca Ajrore Izraelite ka “në kontroll” të plotë hapësirën ajrore mbi Teheran.

– Sipas zyrës së kryeministrit dhe mediave lokale, zyrtarët izraelitë kanë thënë se tetë persona janë vrarë gjatë natës nga sulmet më të fundit iraniane, duke e çuar në 24 numrin total të të vrarëve në Izrael që nga e premtja.

– Irani ka raportuar se mbi 200 persona janë vrarë në vend që nga fillimi i konfliktit.

– Ministria e Jashtme iraniane e ka kundërshtuar përshkrimin e Izraelit për sulmet ajrore si “precize” dhe thotë se shumë gra e fëmijë janë vrarë në zona të banuara.

– Sipas AFP-së, një spital në perëndim të Iranit është “dëmtuar rëndë” nga një sulm izraelit të hënën.

– Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, është tërhequr nga deklarata e mëparshme ku paralajmëronte se banorët e Teheranit do të “paguajnë çmimin” për sulmet iraniane ndaj civilëve izraelitë. Më vonë, ai ka deklaruar se Izraeli “nuk ka qëllim të dëmtojë fizikisht qytetarët e Teheranit”.

– Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka thënë se Irani nuk synon të zhvillojë armë bërthamore, por do të vazhdojë të ndjekë të drejtën për energji dhe kërkim bërthamor, ka raportuar Reuters.

– Ushtria izraelite ka pretenduar se ka shkatërruar “një të tretën” e lëshuesve të raketave të Iranit.

– Shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, ka thënë se nuk ka dëme të reja në objektet bërthamore të Natanz apo Fordoë pas sulmeve izraelite.

– E ndërsa tensionet janë në rritje, liderët e G7 janë mbledhur në Samitin e Kanadasë, ku pritet të kërkojnë ngë Trump të sqarojë besimin e tij se “një marrëveshje mes Izraelit dhe Iranit është afër”.

– Në një takim urgjent të mbajtur Irani ka kërkuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike të dënojë sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane.

– Kina u ka bërë thirrje Iranit dhe Izraelit që të “marrin menjëherë masa për të ulur tensionet”.

– Agjencia Fars dhe Reuters, kanë raportuar se Irani ka ekzekutuar një person të dënuar për spiunazh për agjencinë izraelite Mossad.

– Irani u ka bërë thirrje Britanisë, Francës dhe Gjermanisë të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund sulmeve.

– Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka thënë homologut iranian Pezeshkian se Turqia është e gatshme të luajë rol ndërmjetësues për rikthimin në negociatat bërthamore dhe për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin.