Konflikt në qytetin e Bilishtit, shoqërohen disa persona - Gazeta Express
string(55) "konflikt-ne-qytetin-e-bilishtit-shoqerohen-disa-persona"

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 0:03

Konflikt në qytetin e Bilishtit, shoqërohen disa persona

Shqiperi

Gazeta Express

02/10/2025 0:03

Një incident është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Bilishtit. Nga pamjet e siguruara shihet qartë momenti kur dy persona zbresin nga një automjet dhe tentojnë të nxjerrin me dhunë një shofer nga makina e tij.

Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet se ishte shënjestra e një prite, ka arritur të shmangë dhunën duke dhënë gaz makinës dhe duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht, në këtë moment nuk është raportuar për persona të lënduar.

Vetë shoferi, i cili është paraqitur më pas në polici, ka deklaruar se është goditur me thikë gjatë përplasjes. Policia e Devollit ka shoqëruar disa persona të dyshuar për përfshirje në konflikt dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me këtë incident, i cili ka tronditur qytetin e vogël juglindor.