Konflikt mes adoleshentëve në Maliq, 14-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin - Gazeta Express
string(79) "konflikt-mes-adoleshenteve-ne-maliq-14-vjecari-plagos-me-thike-bashkemoshatarin"

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2025 20:02

Konflikt mes adoleshentëve në Maliq, 14-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin

Shqiperi

Gazeta Express

16/05/2025 20:02

Një konflikt mes dy adoleshentëve në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq ka përfunduar në dhunë të rëndë, duke çuar në plagosjen me thikë të një 15-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku një 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, duke i shkaktuar plagë në pjesën e krahut dhe të barkut.

I plagosuri është transportuar fillimisht në qendrën shëndetësore të zonës dhe më pas është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin Rajonal të Korçës. Mjekët bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar drejt banesës dhe ka fshehur mjetin prerës, i cili është sekuestruar më pas nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se i mituri ka deklaruar përpara efektivëve se konflikti me 15-vjeçarin kishte nisur prej kohësh, për shkak të një përplasjeje të përsëritur në rrjetet sociale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement