Konflikt i dhunshëm në një lavazh në Vlorë! Plagoset me thikë 20-vjeçari, autori në arrati - Gazeta Express
string(88) "konflikt-i-dhunshem-ne-nje-lavazh-ne-vlore-plagoset-me-thike-20-vjecari-autori-ne-arrati"

Shqiperi

Gazeta Express

09/03/2025 17:59

Konflikt i dhunshëm në një lavazh në Vlorë! Plagoset me thikë 20-vjeçari, autori në arrati

Shqiperi

Gazeta Express

09/03/2025 17:59

Një konflikt i dhunshëm me sende të forta ka ndodhur këtë të diel në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.

Si pasojë, ka mbetur i plagosur me thikë një 20-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht i riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga sherri i dhunshëm kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe tre persona të tjerë.

“Sot, rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas dhe gjatë konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë). Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt”, thuhet në njoftim

Advertisement
Advertisement
Advertisement