Pasuritë e ish-ministrit Lefter Koka dhe 4 personave të tjerë Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani janë seakuestruar gjatë ditës së sotme.
Konkretisht janë konfiskuar edhe 5 shoqëri tregtare, njera prej te cilave me 88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit Lefter Kokës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë.
Përveç subjekteve tregtare, janë konfiskuar edhe 8 apartamente si dhe truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.
Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.